Ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së për vendbanimet izraelite

Your browser doesn’t support HTML5

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka njoftuar të hënën se Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë qëndrimin sa u përket vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, duke hedhur poshtë opinionin ligjor të Departamentit amerikan të Shtetit që daton nga viti 1978, sipas së cilit territoret e pushtuara palestineze “nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Ky njoftim është veprimi i fundit i administratës së Trumpit që dobëson pretendimet palestineze për shtetësi.