Njëzetvjetori i 11 Shtatorit përkon me kaosin në Afganistan

Qendra e rindërtuar Botërore e Tregtisë shihet në prapavijën e vendit përkujtimor të 11 Shtatorit, ku janë lënë trëndafila në nderim të viktimave. (Nju-Jork, 18 korrik 2021)

Flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendosur në një mur përkujtimor të 11 Shtatorit. (Nju-Jork, 29 maj 2021)

Joseph Dittmar, i mbijetuar i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, në Qendrën Botërore të Tregtisë, qëndron para një vendi përkujtimor, pikërisht ku dikur ndodhej kulla jugore, në katin e 105-të të së cilës ai punonte asokohe. (Nju-Jork, 9 qershor 2021)

Menhetëni i Nju-Jorkut shihet në prapavijën e një vendi përkujtimor të 11 Shtatorit. (Xherzi Siti, Nju-Xherzi, 29 korrik 2021)

Dielli ngrihet prapa një vendi përkujtimor, në nderim të 274 banorëve të Stejtën Ajllëndit që u vranë nga sulmet e 11 Shtatorit dhe nga sulmi me bombë i 1993-tës ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. (Stejtën Ajllënd, Nju-Jork, 30 korrik 2021).

Qendra e rindërtuar Botërore e Tregtisë shihet në prapavijën e "Qiellit të Zbrazët", teksa njerëzit ecin në vendin përkujtimor të 11 Shtatorit. (Xherzi Siti, Nju-Xherzi, 30 korrik 2021)

Pamje ajrore e stacionit të trenave "Oculus", pranë Qendrës së rindërtuar Botërore të Tregtisë. Kulmi i stacionit hapet çdo 11 shtator, në nderim të viktimave të sulmeve të vitit 2001. (Nju-Jork, 5 gusht 2021)

Pamje e agimit nga një vend përkujtimor, në nderim të 274 banorëve të Stejtën Ajllëndit që u vranë nga sulmet e 11 Shtatorit dhe nga sulmi me bombë i 1993-tës ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. (Stejtën Ajllënd, Nju-Jork, 30 korrik 2021).

Njerëz duke u fotografuar te vendi përkujtimor dhe muzeu kombëtar i 11 Shtatorit, një muaj para përvjetorit të 20-të të sulmeve terroriste të 2001-tës. (Menhetën, Nju-Jork, 11 gusht 2021)

Pamje ajrore e themeleve të të ashtuquajturave Kulla Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, që u rrëzuan nga sulmet e 11 Shtatorit. (Nju-Jork, 5 gusht 2021)

Një kryq i formuar nga shtylla të hekurta të Qendrës Botërore të Tregtisë, në kujtim të 11 Shtatorit, në plazhin Rokëuej. (Kuins, Nju-Jork, 10 gusht 2021)

Një djalë 7-vjeçar qëndron para emrave të viktimave në një vend përkujtimor të 11 Shtatorit, në ditën kur talibanët hynë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. (Nju-Jork, 15 gusht 2021)

Qendra e rindërtuar Botërore e Tregtisë pasqyrohet në pishinën e vendit përkujtimor të 11 Shtatorit, në ditën kur talibanët rimorën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit. (Nju-Jork, 15 gusht 2021)

Lule të vendosura pranë emrave të viktimave në vendin përkujtimor dhe muzeun kombëtar të 11 Shtatorit, një muaj para njëzetvjetorit të sulmeve të vitit 2001. (Menhetën, Nju-Jork, 11 gusht 2021)

Një person shikon emrat e viktimave të 11 Shtatorit në një vend përkujtimor, një muaj para përvjetorit të njëzetë të sulmeve. (Menhetën, Nju-Jork, 11 gusht 2021)

Një lule shihet te pishina reflektuese e vendit përkujimtor të 11 Shtatorit, në ditën kur kryengritësit talibanë hynë në kryeqytetin e Afganistanit. (Nju-Jork, 15 gusht 2021)