Malala zemërthyer për sulmin

Your browser doesn’t support HTML5

Malala Yousafzai, 17 vjeçare, fituese e çmimit Nobel, që ishte qëlluar në kokë nga militantët talebanë në vitin 2012, tha për Zërin e Amerikës se është ndjerë shumë keq për sulmin, i cili ka ndodhur në shkollën e Peshawar-it, në të cilin u vranë 132 nxënës dhe 9 punonjës të shkollës më 16 dhjetor. Pakistani ka nisur tre ditë zie, pas sulmit nga militantët talebanë. VOA