Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Your browser doesn’t support HTML5
Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as edhe një shenjë e tij nuk duket gjëkund. Afati për fillimin e prodhimit të energjisë nga ky projekt është nëntori i 2026-tës, i cili mund të shtyhet deri në majin e vitit pasues, ndërsa Qeveria e Kosovës mban një garanci prej 7.5 milionë eurosh në rast shkeljeje.