Gjykata e Lartë në Suboticë ka zgjatur deri më 9 shtator paraburgimin e dy personave të arrestuar në kufirin serbo-hungarez në qershor, të cilët mediat gjermane i kanë raportuar si agjentë rusë, ka mësuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nga ky institucion.
Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, në provincën e Vojvodinës, në Serbi, më herët kishte nisur hetim ndaj B.D. dhe GJ.S. për posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve, municionit dhe eksplozivëve, si bashkëkryerës, ndërsa ndaj B.D. po zhvillohet hetim edhe për veprën penale të falsifikimit të dokumentit.
Prokuroria i referohet nenit dhe paragrafit të Kodit Penal të Serbisë, që përcaktojnë se të dyshuarit mbanin armë pa autorizim, për të cilat kishin leje për t’i përdorur.
Rasti u raportua fillimisht nga mediat gjermane. Gazeta Bild raportoi se forcat speciale kishin arrestuar në fillim të qershorit, në kufirin hungaro-serb, dy persona të dyshuar si agjentë “njëpërdorimësh” të shërbimeve sekrete ruse.
Your browser doesn’t support HTML5
Si funksionojnë agjentët “njëpërdorimësh” të Rusisë?
Sipas pretendimeve, ata ishin angazhuar përkohësisht, pa ndonjë detyrë të përhershme, dhe kishin planifikuar të vendosnin eksplozivë në Gjermani.
Një raport i Bild-it, i publikuar në korrik, gjithashtu thotë se në bagazhet e të dyshuarve ishin gjetur eksplozivë, dhe shton se nuk është e qartë se cili ishte objektivi i planifikuar i sulmit në Gjermani.
Hetuesit dyshohet se besojnë se objektivi mund të ketë qenë i lidhur me prodhimin ose dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.
SHIKONI EDHE:
Serbia ndalon dy agjentë të dyshuar rusë për planifikimin e një sabotimi në GjermaniPo atë muaj, ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se shërbimet gjermane kishin parandaluar një sulm me eksploziv që synonte Gjermaninë, dhe se bëhej fjalë për një rast top-sekret.
Policia gjermane refuzoi t’i japë REL-it më shumë detaje rreth këtij rasti.
Prokuroria e Lartë Publike nuk deshi të jepte më shumë detaje për këtë rast dhe nuk dihet se çfarë shtetësie kanë personat ndaj të cilëve po zhvillohet hetimi.
Në Serbi, vitet e fundit janë shënuar disa raste arrestimesh për shkak të dyshimeve për lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.
Gjashtë muaj para arrestimit të tyre në kufirin serbo-hungarez, tre persona u dënuan nga një gjykatë në Serbi për spiunazh për Rusinë dhe nxitje të incidenteve kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane në Francë dhe Gjermani.
SHIKONI EDHE:
Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe GjermaniAta u arrestuan së bashku me tetë të dyshuar të tjerë, ndaj të cilëve prokuroria kompetente në Smederevë, në Serbinë qendrore, është ende duke zhvilluar hetime.
Gjithashtu, në shtator të vitit 2025, dy persona u arrestuan në Serbinë perëndimore nën dyshimin se kishin organizuar një kamp trajnimi pranë qytetit të Loznicës për përleshje me policinë gjatë ditës së zgjedhjeve në Moldavi.
Policia moldaviane kishte publikuar më herët një video, për të cilën tha se tregonte “kampe ushtarake në Serbi të organizuara nga shërbimi sekret rus”.
SHIKONI EDHE:
Policia moldaviane gjen më shumë prova për grupin që dyshohet se u trajnua në Serbi për nxitjen e trazirave në MoldaviDy shtetasit e dyshuar serbë, Llazar Popoviq dhe Sava Stevanoviq, u liruan pas marrjes në pyetje për t’u mbrojtur në liri, ndërsa Prokuroria në Shabac ende nuk ka ngritur aktakuzë në këtë rast.
Llazar Popoviq dhe Sava Stevanoviq janë të lidhur me ministrin aktual pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, i cili ka lidhje biznesi në Rusi.