Përgatitja e ushqimeve karakterizon nisjen e Ramazanit

Një grua duke fotografuar zbukurimet me drita ku shkruan "Gëzuar Ramazanin", në Piccadilly Circus në nisje të muajit të Ramazanit, në Londër, Britani e Madhe, 21 mars 2023. 

Qyteti i Sarajevës në Bosnje e Hercegovinë në mbrëmjen para nisjes së Ramazanit. 

Një shitës rregullon hurmat në tezgën e tij në Karaçi. Hurma është ndër frutat më të kërkuara gjatë Ramazanit.

Palestinezët duke përgatitur ëmbëlsirat tradicionale 'Qatayef' për muajin e shenjtë të agjërimit të Ramazanit, në qytetin Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës, mars 2023.

Një palestinez rregullon dritat dekoruese që ka për shitje jashtë dyqanit të tij, në nisje të muajit të Ramazanit, në qytetin e Gazës.

Zbukurimet për muajin e Ramazanit në Xhakarta, Indonezi.

Qyteti i Sarajevës është stolisur me drita për muajin e shenjtë të Ramazanit. 

Një shitës sheqerkash duke i shërbyer një klienti në një treg në Kabul më 22 mars 2023, ndërsa njerëzit blejnë artikuj ushqimorë për t'u përgatitur për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

Një shitës hurmash në një treg me shumicë në Karaçi.

Një shitës palestinez radhit artikujt ushqimorë në nisje të muajit të Ramazanit në Hebron, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, më 21 mars 2023.

Një palestinez duke përgatitur ëmbëlsira për Ramazan,në një dyqan palestinez në Hebron, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Punëtorët përgatisin "Vermiçeli", i cili përdoret për të bërë gatime tradicionale të ëmbla të konsumuara shumë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në një fabrikë në Allahabad më 22 mars 2023.

Shitësit shesin fruta të thata teksa besimtarët myslimanë përgatiten për të agjëruar gjatë muajit të Ramazanit, në qytetin Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës, më 22 mars 2023.

Një shitës ëmbëlsirash në një treg në Kabul më 22 mars 2023. Njerëzit blejnë artikuj ushqimorë si përgatitje për Ramazan.

Gatimi me shumicë i ëmbëlsirave tradicionale 'Qatayef' në Khan Yunis, Rripi jugor i Gazës.

Njerëzit në një treg me shumicë furnizohen me ushqime për muajin e shenjtë të Ramazanit, mes çmimeve në rritje të mallrave, në Mosul, Irak.

Përgatitja e ëmbëlsirave në një dyqan palestinez para Ramazanit në Hebron, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Një burrë përgatit petë samosa, në një treg, për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit në Karaçi.

Punëtorët duke skuqur ëmbëlsira në një dyqan në Karaçi.

Myslimanët boshnjakë lëshuan qindra balona në qiell për të shënuar fillimin e muajit të Ramazanit.