Përmbytje vdekjeprurëse në Evropë
Një fotografi e mundësuar nga autoritetet e Rin-Erftit shfaq zonën pas shirave të rrëmbyeshëm që nxitën përmbytje në Erftshtad-Blesem, Gjermani. (16 korrik 2021)
Dëme të mëdha në Gjermani, në fshatin Shuld të distriktit të Ahrvajlerit, pas vërshimit të Lumit Ahr. (16 korrik)
Fotografi ajrore që shfaq fshatin e shkatërruar gjerman të Shuldit, pas përmbytjeve. (16 korrik)
Një qytetar ecën mes rrënojave, pas vërshimeve shkatërrimtare në Shuld. (16 korrik)
Automjete dhe shtëpi të shkatërruara në Shuld, pas vërshimit të Lumit Ahr. (15 korrik)
Rrënojat në rrugë, pas përmbytjeve që shkaktuan shkatërrime të mëdha në Shuld, afër Bad Nojenahrit, në perëndim të Gjermanisë. (15 korrik)
Pamje që tregon dëmet në fshatin gjerman të Shuldit, në distriktin e Ahrvajlerit. (15 korrik)
Një shtëpi e shkatërruar në zonën e goditur nga vërshimet, pas shirave të rrëmbyeshëm, në Shuld. (15 korrik)
Një burrë ecën drejt shtëpive të shkatërruara në Shuldin e shkatërruar nga përmbytjet. (15 korrik)
Dy njerëz qëndrojnë ulur jashtë në një zonë të shkatërruar në Shuld, pas vërshimit të Lumit Ahr. (15 korrik)
Pronari i një hoteli qëndron ulur mbi një statujë të Jezusit, para biznesit të tij të dëmtuar rëndë nga përmbytjet, në Insul, në jugun e Gjermanisë. (15 korrik)
Një burrë ecën nëpër ujë, në një zonë të goditur rëndë nga vërshimet, pas reshjeve të mëdha të shiut, në Bad Nojenahr-Ahrvajler, Gjermani. (15 korrik)
Ushtarët gjermanë largojnë pacientët dhe stafin mjekësor nga një spital, pas përmbytjeve në Bad Nojenahr. (15 korrik)
Automjete të shkatërruara janë bërë grumbull në një rrugë, pas vërshimeve në Bad Nojenahr-Ahrvajler. (16 korrik)
Zonë e mbuluar nga mbeturinat, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Bad Nojenahr-Ahrvajler, Gjermani. (15 korrik)
Një automjet dhe biçikleta të shkatërruara në një rrugë të bërë lloç në Ahrvajler-Bad Nojenahr. (15 korrik)
Zjarrfikësit shfrytëzojnë tavanin e automjetit të tyre për t'u ngjitur në një shtëpi të përmbytur, në lagjen Ehrang, në Trier, në perëndimin e Gjermanisë. (15 korrik)
Vetura të dëmtuara, të mbuluara nga dheu e shkëmbinjtë, pas vërshimit të Lumit Nahma, në Hagen, Gjermani. (15 korrik)
Vetura të dëmtuara mes rrënojave në Hagen, Gjermani. (15 korrik)
Pamje ajrore që shfaq një urë të dëmtuar nga pemët e shkulura, pas shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve në Ehtershausen, afër Bitburgut, në perëndimin e Gjermanisë. (15 korrik)
Një grua pastron hyrjen e një dyqani, pas vërshimeve në Bad Mynsterajfel, Gjermani. (15 korrik)
Përmbytje pas shirave të rrëmbyeshëm në Ensival, në qytetin belg të Verviersit. (15 korrik)
Njerëzit ecin afër automjeteve të dëmtuara, të grumbulluara në një rrethrrotullim në Verviers, pas vërshimeve që nxitën reshjet e mëdha të shiut. (15 korrik)