Viti 2014 në fotografi

Demonstruesit duke përkrahur integrimin e Ukrainës me Evropën, gjatë festimeve të vitit të ri në sheshin e pavarësisë Maidan, të Kievit më 1 janar. Demonstratat e Euromaidanit që filluan në nëntor, rezultuan me largimin e presidentit Viktor Yanukovych tre muaj më vonë.  (Valentyn Ogirenko, Reuters)

Vija të dendura të akullit rrethuan brigjet e liqenit të Miçiganit në Çikago, Illinois, gjatë rënies së temperaturave nën-zero më 6 janar. ( Scott Olson, Getty Images)

Një burrë mban një fëmijë në krah gjatë ikjes nga sulmet ajrore të forcave qeveritare në Aleppo të Sirisë, më 21 janar. (Ammar Abdullah, Reuters)

Një njeri duke ikur nga flaka që kishte kapluar një ndërtesë qeveritare në Tuzla të Bosnje-Hercegovinës, më 7 shkurt. Protestuesit kishin vënë zjarrin ndërtesës gjatë protestave të dhunshme me policinë, për shkak të papunësisë së lartë dhe inercionit politik. (Dado Ruvic, Reuters)

Ish luftarët taleban, duke përfshirë dy gra, qëndruan me duar në pranga pranë armëve të konfiskuara, në një stacion policor, pas një operacioni ushtarak në një provincë të Afganistanit, më 4 shkurt. (Abdul Mueed, epa)

Një nga pesë unazat, simbol të lojërave Olimpike, dështon gjatë ndezjes së tyre në ceremoninë e hapjes së lojërave dimërore të vitit 2014, në Sochi të Rusisë, më 7 shkurt. (Phil Noble, Reuters)

Një polic sulmon Nedezhda Tolokonnikova dhe anëtaret e tjera të grupit të protestueseve, Pussy Riot, gjatë performancës së tyre në një rrugë në Sochi të Rusisë, më 19 shkurt.  (Morry Gash, AP)

Një gogol (figurë e frikshme), duke qëndruar pranë barrikadës në Kiev të Ukrainës, më 21 shkurt. Pas protestave të dhunshme me kundër forcave qeveritare në qytet, presidenti Viktor Yanukovich iki nga Kievi dhe parlamenti votoi për largimin e tij. (Bulent Kilic, AFP)

Aleksandr Emereev dhe Dimitri Zaytsev duke qeshur pas martesës së tyre në Buenos Aires të Argjentinës, më 25 shkurt. Çiftet e gjinisë së njejtë nuk lejohen të martohen në Rusi dhe komuniteti LGBT gjithmonë janë përballur me rritje të dhunës ndaj tyre. ,

Pjesëmarrësit duke hyrë në sallën e vallëzimit gjatë hapjes së ceremonisë në ballon e operës së Vienës më 27 shkurt. (Herbert Neubauer, epa)

Kalorësi nga Kirgistani duke luajtur lojën tradicionale të Azisë Qëndrore, “Kok Boru”, gjatë festimeve në Bishek, Kirgistan, më 17 mars. (Igor Kovalenko, epa)

Një veturë duke valëvitur flamurin rus afër portit të Krimesë në Feodosia më 24 mars, menjëherë pas aneksit të Rusisë  ndaj gadishullit të Krimesë. (Shamil Zhumatov, Reuters)

Mbetjet e një nëndetëse të çmontuar, duke notuar në plantacionin e mbeturinave nukleare në qytetin Foniko në regjionin Primorsko në lindje të largët të Rusisë, më 28 mars. (Yuri Maltsev, Reuters)

Gratë afgane duke pritur të votojnë në një qendër votimi në Mazar-i-Sharif më 5 prill. Zgjedhjet presidenciale, që shënuan kalimin e parë demokratik të fuqisë, që nga rënia e regjimit taleban, rezultuan me ngritjen në pushtet të Ashraf Ghani. (Zohra Bensemra, Reuters)

Disa gra  hungareze duke votuar në Veresegyhaza, afër Budapestit, në zgjedhjet parlamentare më 6 prill, që i dhanë kryeministrit Viktor Orban edhe katër vjet të tjera në pozitë. (Laszlo Balogh, Reuters).

Demonstruesit armenian në Yerevan, i vënë flakën flamurit turk gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjeve të mëdha që kishin ndodhur më 1915 ndaj armenianëve, në Perandorinë Otomane më 23 prill. (Hayk Baghdasaryan, Photolure)

Gratë irakiane bëjnë me shenjë për fitore, duke ngjyrosur gishtin tregues, pas votimit në zgjedhjet parlamentare në Baghdad, më 30 prill. (Sabah Arar, AFP)

Këngëtari transvestit Conchita Ëurst flet para medieve në një konferencë për shtyp në Vienë, më 11 maj, një ditë pasi që kishte fituar garën në Eurovision, si përfaqësues nga Austria. (Georg Hochmuth, AFP)

Një njeri duke puthur djalin e tij që kishte shpëtuar pas një eksplodimi që ishte shkaktuar nga një minierë e qymyrit në lindje të qytetit tyrk, Manisa, më 13 maj. Një numër i madh i minatorëve ishin vrarë në këtë fatkeqësi. (Bulent Kilic, AFP)

Shënimi i hapjes së një xhamie në Argun, Çeçenia, me anë të ndezjes së fishekzjarrëve më 16 maj. Xhamia Haja Aymani Kadyrova ishte emëruar për nder të nënës së liderit çeçen, Ramzan Kadyrov. (RFE/RL's Radio Marsho)

Një makinë bartëse ndihmon në evakuimin e njerëzve, pasi që shtëpitë e tyre ishin kapluar nga uji, në Bosnje-Hercegovinë, gjatë përmbytjeve më të mëdha në regjion në më shumë se një shekull. (Dado Ruvi, Reuters)

Fred Glover, ish parashutist britanez, duke shikuar një rënie të parashutit në Ranville të Normandisë, Francë, më 6 qershor, gjatë përvjetorit të 70-të komemorativ të Ditës “D” të aterimeve më 6 qershor 1944. (Andy Rain, epa)

Airoplanët duke qëndruar afër një zone të shkatërruar në aeroportin ndërkombëtar të Pakistanit, më 10 qershor, pas një sulmi nga militantët taleban, që la të vdekur së paku 27 persona. (Athar Hussain, Reuters)

Një djalosh zhytet në një gropë të mbushur me ujë në al-Shaar të Alepos në Siri, më 10 korrik. Aktivistët thanë se kjo gropë është bërë nga bombardimet e forcave qeveritare. (Hosam Katan, Reuters)

Familjarët kanë përkujtuar viktimat e Srebrenicës, në Bosnje-Hercegovinë, në përvjetorin e masakrës së 11 korrikut, 1995, ku u vranë mijëra djemë dhe burra mysliman nga trupat serbe. (Midhat Poturovic, RFE/RL)

Një njeri duke kaluar pranë mbetjeve të shkatërruara të aeroplanit të agjencionit të Malajzisë, të cilat u vendosën afër Shaktarsk afër territorit të kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore më 17 korrik. 298 persona në fluturim kishin vdekur nga kjo fatkeqësi. (Alexander Khudoteply, AFP)

Muslimanët duke u lutur gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë Meshedi Dadash  në Baku, Azerbejxhan, më 21 korrik. (Abbas Atilay, RFE/RL)

Ndërtesat e rrënuara nga sulmet izraelite shihen në lagjen Shuja’iyya të Gazas, gjatë armëpushimit më 26 korrik. (Oliver Weiken, epa)

Një prift ortodoks gjuan me gomë gjatë përleshjeve në mes aktivistëve dhe policisë në sheshin e pavarësisë së Kievit, më 7 gusht. (Sergei Supinsky, AFP)

Një zhytës kërcen nga lartësia 22 metra nga ura, gjatë në gare në qytetin e Gjakovës, Kosovë, më 11 gusht. (Armend Nimani, AFP)

Irakianët e zhvendosur nga minoriteti Yazidi, ecin përgjatë kufirit sirian, gjatë ikjeve nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik, më 11 gusht. (Rodi Said, Reuters)

Visitorët ikin nga valët e shkaktuara nga ngritja e lumit Qianntang në Kinë, më 13 gusht. (Reuters)

Mbrojtësit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, duke vrojtuar nga një mal në Ferguson, Missouri, deri sa demonstruesit protestojnë më 21 gusht, kundër vrasjes së Michael Brown, një djalosh me ngjyrë i pa armatosur, nga polici. Protestat e dhunshme vazhduan edhe në nëntor të këtij viti, pas lirimit të policit nga denimi. (Larry Ë. Smith, epa)

Pluhur, xhama dhe dëmtime të tjera të gjërave shtëpiake, në Donetsk të Ukrainës më 26 gusht, gjatë një përleshje në mes forcave qeveritare dhe rebelëve separatist. (Sergei Ilnitsky, epa)

Njerëzit duke kërcyer dhe duke hedhur kashtë gjatë një festivale tradicional në Bjellorusi, afër Minskit, më 7 shtator. (Uladz Hrydzin, AFP)

Astronauti rus Oled Artemyevm duke hulumtuar për një kapsulë të hapësirës  të Rusisë, menjëherë pas aterrimit në Dzhezkagan, Kazakistan, më 11 shtator. (Maxim Shipenkov, Reuters)

Disa njerëz duke kaluar pranë një automjeti të zhytyr në baltë, pas përmbytjeve të mëdha në Serbi, më 17 shtator. (Djordje Kojadinovic, Reuters)

Gratë në veshje kombëtare vallëzojnë afër karrocave të zbrazura të blerjeve, gjatë një panairi të ushqimit në Stavropol, Rusi më 21 shtator. Në gusht, Rusia bëri ndalimin e shumë produkteve të huaja si përgjigjje ndaj sanksioneve të lindjes ndaj involvimit të Moskës në Ukrainë. (Eduard Korniyenko, Reuters)

Një grua duke luajtur me vajzën e saj në një resort të lojërave dimërore afër fshatit Gudauri, në veri të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, më 24 shtator. (Kirill Kudryavtsev, AFP)

Një shenjë paralajmëruese për rrezikun nga Ebola në West Point, zonë e Monrovisë, kryeqytetit të Liberisë, më 25 shtator. Kjo zonë ishte më e prekura nga virusi i Ebolës në Afrikën perëndimore. (Ahmad Jallanzo, epa)

Një pamje e shumëfisht paraqet Ekaterina Khilko nga Uzbekistani, duke garuar në garat e trampolinës në gjimnastikësn për femra, në edicionin e 17-të të lojërave aziatike në Icheon, Kore e jugut, më 26 shtator.(Kim Hong-Ji, Reuters)

Disa njerëz në juglindje të fshatit turk në Mursitpinar, duke bërë me gisht nga një sulm ajror që goditi Kobanin, në kufi me Sirinë, më 22 tetor. Luftëtarët kurd po luftonin Shtetin Islamik për të marrë kontrollin e vendit. (Bulent Kilic, AFP)

Një vajzë duke u fotografuar, gjatë një vizite në plazhin e Karachi të Pakistanit, më 28 tetor. 
(Akhtar Soomro, Reuters)

Protestuesit në Hong Kong, hapin çadrat e tyre si simbol i lëvizjes demokratike, duke shënuar muajin e parë të fillimit të demonstratave kundër reformave.  (Damir Sagolj, Reuters)

Një militant pro-rus, duke bërë rojë në një qendër votimi, gjatë votimit të hershëm në lindje të fshatit Volodorosk të Ukrainës, më 28 tetor. Rajoni i Donbas-it i kontrolluar nga rebelët, ka mbajtur zgjedhjet parlamentare me 2 nëntor, të cilat nuk u pranuan nga Kievi dhe vendet tjera.
(Stanislav Krasilnikov, TASS)

Fëmijët afgan duke mësuar në një klasë të improvizuar në ambient të hapur, në periferi të Jalalabad, më 5 nëntor.(Parwiz, Reuters)

Një vajzë e re duke vendosur një lule në Murin e Berlinit në Bernauer Strasse, gjatë një ceremonie të mbajtur më 9 nëntor, që shënonte 25 vjetorin e rënies së murit. (Fabrizio Bensch, Reuters)

Liderët e vendeve anëtare të G20, duke shikuar një performancë në hapje të samitit në Brisbane të Australisë, më 15 nëntor. (Jason Reed, Reuters)

Demonstruesit duke mbajtur kartona të kuq për të kundërshtuar presidentin çek Milos Zeman, në një protestë në Pragë më 17 nëntor, në përvjetorin e revolucionit Velvet, që solli fundin e komunizmit. Kundërshtarët e Zemanit, paralajmërojnë se presidenti është duke ringjallur raporte mjaft të mira me Rusin,ë duke ua kthyer shpinën çështjeve të të drejtave të njeriut në Rusi, Kinë dhe vende të tjera.  
(David W. Cerny, Reuters)

Një buall i shtrirë në tokë gjatë një ceremonie të sakrifikimit në festivalin Gadhimai Mela, në Bariyapur të Nepalit, më 28 nëntor. Festivali indian që zë vend çdo pesë vite, ka të bëjë me ritualet më të mëdha të kafshëve në botë. (Navesh Chitrakar, Reuters)

Zjarrëfikësit duke tentuar të fikin zjarrin e një marketi gjatë një sulmi terrorist në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, më 4 dhjetor. Së paku 14 zyrtarë policor dhe pjesëtar të forcës së sigurisë dhe 10 militiant, janë vrarë në një përleshje me armë zjarri gjatë këtij sulmi. (Kazbek Vakhayev, epa)

Pëllumbat duke fluturuar pranë një gruaje e cila po kryente ritualet e lutjes në borë, në Almaty, Kazakhastan, më 7 dhjetor. (Shamil Zhumatov, Reuters)

Aktivistja e edukimit nga Pakistani, Malala Yousafzai duke pozuar me shoqërinë dhe aktivistët e tjerë në Oslo, më 9 dhjetor, menjëherë pas pranimit të çmimit Nobel për paqe. Malala që ishte qëlluar nga një taleban i armatosur, ka ndarë çmimin e saj me kampanjën për të drejtat e fëmijëve indian Kailash Satyarthi. (Odd Andersen, AFP)

Nxënësit e një shkolle në Indi, duke ndezur qirinj në veri të Amristar, më 17 dhejtor, duke u lutur për viktimat e sulmit nga talebanët në një shkollë në Peshawar të Pakistanit. Së paku 141 njerëz janë vrarë, kryesisht student.