Fotografitë e javës

Pamja e hënës gjatë eklipsit hënor, të njohur edhe si “Hëna e përgjakshme”. Fotografi e bërë më 27 korrik në qytetin e Kuvajtit.

Një garues hidhet nga Ura e Fshenjtë në Gjakovë, në garën e përvjetshme që organizohet në këtë qytet.

Kuajt poni duke notuar në Kanalin Assateague në Virxhini, të Shteteve të Bashkuara.

Pamje nga fshati grek Mati, pas zjarreve masive. Greqia thotë se këto ishin më vdekjeprurëse, teksa ekipet emergjente po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, pasi 81 persona humbën jetën nga zjarret.

Një burrë pastron fytyrën, pas vërshimeve që u shkaktuan nga rrëzimi i një dige në Laos. Mbi një mijë persona konsiderohen të zhdukur pas kësaj katastrofe.

Fëmijët duke lozur në Paris.

Migrantët nga Maroku zbarkojnë me anijet e tyre në Tarifa, në jug të Spanjës.

Disa vajza duke vallëzuar në një studio vallëzimi në Phenjan të Koresë së Veriut.

Një burrë duke notuar në liqenin Serpentine të Londrës.

Votuesit tregojnë kartat e tyre të identitetit teksa presin në radhë për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Karaçi të Pakistanit. Më 25 korrik, në Pakistan u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme.

Një burrë qan teksa një i afërm i tij është vrarë pas një sulmi vetëvrasës me bombë më 25 korrik në Kueta të Pakistanit. Sulmi ndodhi pranë një qendre të votimit. Grupi militant, Shtetit Islamik morri përgjegjësinë për sulmin, që la të vrarë 31 persona.

Pamje nga një sulm vetëvrasës në Sweida të Sirisë. Media shtetërore siriane tha se dhjetëra persona janë vrarë në këtë sulm dhe e kanë fajësuar grupin militant, Shteti Islamik se qëndron prapa këtij sulmi.

Një pjesëtar i Forcës për Reagim gjatë Fatkeqësive kërkon një burrë i cili është zhdukur pas përmbytjeve në Taibaë në periferi të Srinagar, Indi.

Gra, të veshura me burka, duke votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Pakistan.

Djemtë duke luajtur futboll në Dhaka, Bangladesh.

Një fëmijë në Korenë e Jugut freskohet duke lozur pranë një fontane në Seul.

Një grua në fshatin grek Mati. Të paktën 81 persona vdiqën nga zjarret në afërsi të Athinës.

Një zjarrfikës tenton të fikë zjarrin në Kineta, afër Athinës.

Mbështetësit e Imran Khan, liderit të partisë pakistaneze Tehrike-e-Insaf e dëgjojnë atë, teksa mbanë fjalim në një tubim zgjedhor në Karaçi.

Kështjella e Budës shihet në prapavijë, teksa disa persona qëndrojnë të ulur në Urën e Lirisë në Budapest të Hungarisë.