Fotografitë e Javës

Aktivisti Ondrej Kobza është ulur në tarracën e një kafeneje në Lucerna Palace në Pragë. Si pjesë e një performanse për publikun, Kobza solli dy dhi nga një fermë që udhëhiqet nga Dagmar Havlova, kunata e presidentit të ndjerë çek, Vaclav Havel, i cili është pronar i kësaj prone. (Reuters/David W. Cerny)
 

Rekrutë rusë presin në zyrën ushtarake për regjistrim dhe rekrutim në Shën Petërsburg. (AFP/Olga Maltseva)

Një ushtar irakian i forcave speciale duke gjuajtur në drejtim të luftëtarëve të Shtetit Islamik në Bartella, lindje të Mosulit, Irak, më 20 tetor.  (Reuters/Goran Tomasevic)

Burra duke pushuar e tymosur cigare, në një treg të vjetër në Sanaa, Jemen.  (Reuters/Mohamed al-Sayaghi)

Arushe lodra me fasha janë lënë në tokë nga protestuesit që morën pjesën në një tubim protestues përballë Kancelarisë gjermane, para vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Berlin, më 19 tetor. (Reuters/Axel Schmidt)

Një bujk nepalez e punon arën në periferi të qytetit Kathmandu. (epa/Narendra Shrestha)

Punëtorët e emergjencave ecin përmes tymit e zjarrin përderisa provojnë ta ndalin një zjarr brenda një ndërtese, pas bombardimit të qytetit të rrethuar  të Doumas, në afërsi të Damaskut, më 19 tetor. (Reuters/Bassam Khabieh)

Gratë, që së fundmi kanë ikur nga Hawija – që është bastion i Shtetit Islamik – rreshtohen për të marrë ushqim nga Fondacioni Humanitar Barzani, në periferi të Idlibit, Irak. (Reuters/Zohra Bensemra)

Të rinjtë afganë duke luajtur me një balonë në periferi të Xhalalabadit, më 18 tetor. (AFP/Noorullah Shirzada)

Luftëtarët turq ‘peshmerga’ qëndrojnë rreth një tuneli që ishte përdorur nga militantët e Shtetit Islamik në periferi të Bartilas, lindje të Mosulit, gjatë një operacioni për ta rimarrë qytetin. (Reuters/Azad Lashkari)

Tifozët e CSKA Moskës festojnë një gol gjatë ndeshjes së Kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit. Ndeshja e Grupit E ndërmjet CSKA Moskës dhe AS Monakos u mbajt në stadiumin e ekipit rus, në Moskë, dhe përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1. (epa/Sergei Ilnitsky)

Një burrë duke ikur nga një valë në një plazh në Provincën Hainan, Kinë, në kohën kur tajfuni Sarika goditi tokën.  (Reuters)

Një burrë në një karrocë kalon përskaj një vend punimi të një muzeu të hapur për pajisje ushtarake në Zhytkavichy, Bjellorusi. (TASS/Viktar Drachev)

Fëmijë afganë duke luajtur me një balonë në periferi të Xhalalabadit. (AFP/Noorullah Shirzada)

Turistët duke pushuar në një vend turistik në Neve Zohar të Detit të Vdekur, në jug të Izraelit. (AFP/Menahem Kahana)

Irakianë të zhvendosur që kanë ikur nga luftimet në zonën e Mosulit duke luajtur volejboll në një kamp për persona të zhvendosur, në qytetin verilindor të Al-Hol në Siri. (AFP/Delil Souleiman)

Një migrant adoleshent afgan bën me dorë nga një minibus, përderisa po ikën bashkë me gjashtë persona të tjerë nga një strehimore emergjente në Shën Omer, Francë, në drejtim të Britanisë së Madhe. (Reuters/Pascal Rossignol)

Forcat irakiane vendosen në një zonë në Al-Shurah, rreth 45 kilometra në jug të Mosulit, në kohën kur po përparojnë drejt qytetit, për ta rimarrë atë nga militantët e Shtetit Islamik, më 17 tetor. (AFP/Ahmad al-Rubaye)

Ura e Karlit në Pragë, e fotografuar në një mëngjes me mjegull. (AFP/Michal Cizek)

Fëmijët refugjatë sirianë duke luajtur në një fabrikë të vjetër të duhanit, që tani po përdoret si strehimore, në një kamp për  refugjatë në provincën Hatay në Turqi, në afërsi të kufirit me Sirinë. (Reuters/Umit Bektas)

Një peshkatar duke gjuajtur peshq gjatë një ngarkesë në një fermë të peshqve në afërsi të fshatit Borova Zhytkavichy, në rajonin Homel të Bjellorusisë. (TASS/Viktar Drachev)

Fëmijët afganë duke mbushur ujë me një pompë dore në Gazni. (AFP/Zakeria Hashimi)

Një djalë bëhet gati ta lëshojë një balonë, duke luajtur me shokë në Peshauar të Pakistanit. (Reuters/Fayaz Aziz)