“Pikaso i vogël” hap ekspozitë në Beograd

Your browser doesn’t support HTML5

Dhjetë vjeçari afgan, që nga mediat po quhet “Pikaso i Vogël”, ka hapur ekspozitën e tij të parë në Beograd. Kjo ekspozitë ka për qëllim mbledhjen e fondeve për trajtimin mjekësor të një fëmije serb, i cili vuan nga kanceri në tru. Farhad Noory, së basku me prindërit dhe vëllezërit e tij, që 8 muaj jeton në një kam refugjatësh. Ai thotë se dëshiron të studiojë artin në Zvicër. Talenti i tij për artin e ka bërë atë të famshëm në Serbi dhe ekspozita, gjithashtu përmban disa prej fotografive të tij. Autoritetet serbe thonë se rreth gjysma, prej 4 mijë refugjatëve që gjenden në Serbi, janë fëmijë.