Porti i Bejrutit, gati një vit pas katastrofës
Your browser doesn’t support HTML5
Pamjet nga dronët shfaqin portin e shkatërruar të Bejrutit, gati një vit pasi një shpërthim i madh aty i mori jetën më shumë se 200 personave, dhe la të lënduar qindra të tjerë. Pjesë të mëdha të kryeqytetit libanez po ashtu pësuan dëme serioze nga shpërthimi i 4 gushtit të 2020-ës, i shkaktuar nga një sasi e madhe e nitratit të amonit, ndërsa katastrofa vetëm sa e përkeqësoi dukshëm gjendjen e ekonomisë së vendit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)