Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Your browser doesn’t support HTML5

Qytetarë në Prishtinë, sot kanë protestuar kundër një paralajmërimi të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për të shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike, për afro 20 për qind. “Asnjë cent më shumë”, “S’paguaj më shumë”, ishin disa nga parullat që protestuesit mbanin në duar. Ata fillimisht protestuan pranë objektit të KEDS-it, për të marshuar më pas në sheshet e Prishtinës, duke kundërshtuar këtë vendim. (Video: Bujar Tërstena)