"Jo do të thotë Jo" - Prishtina, Tirana e Shkupi protestojnë kundër dhunës ndaj grave

Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt” "Edhe sa", qytetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

"Jo do të thotë Jo", ishte një ndër pankartat gjatë protestës në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Protestuesit thanë se rasti i dhunimit së 11 -vjeçares në Prishtinë nuk është vetëm "një ngjarje e shëmtuar dhe e trisht", por "shpërfaqje e dhunës sistematike që vajzat dhe gratë në Kosovë e përjetojnë në baza ditore".

Protesta e 31 gushtit u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Sipas protestuesve, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të dhunimit. 

Sprej piperi dhe teknika tjera të vetëmbrojtjes u propozuan si masa për sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë, pas rastit të dhunimit të së miturës në Prishtinë.

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht në Prishtinë. Ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Këshillit Gjyqësor. Ata po kërkojnë dënim meriton për të dyshuarit e dhunimit të të miturës. 

Tym me ngjyrë të kuqe u hodh nga protestuesit.

Protestuesit qëndruan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Pamje nga protesta në Prishtinë.

Protestuesit gjithashtu hodhën ngjyrë të kuqe ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Protesta në Tiranë është​​​​​​​ mbajtur në Sheshin Skënderbej.

Një protestuese në Tiranë.

Disa persona shihen duke mbajtur mbishkrime në duar në sheshin e Tiranës.

Një djalë shihet duke mbajtur mbishkrimin në gjuhën angleze "Asnjëherë shumë i ri për t'i respektuar gratë"

Një tjetër protestuese në Tiranë.

Në Shkup, protestuesit kanë kërkuar ndryshime ligjore për të ndërmarrë masa të rrepta kundër dhunuesve, por edhe publikimin e emrave të tyre në opinion.

Protestuesit gjithashtu kërkuan shërbime të specializuara për gjitha vajzat dhe gratë viktima të dhunës.

Raste të dhunës ndaj vajzave dhe grave janë regjistruar edhe në Maqedoninë e Veriut.
Në Regjistrin e pedofilëve të Maqedonisë së Veriut, janë të regjistruar 294 persona të dënuar për veprën penale “abuzim seksual të të miturve dhe pedofili”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut këtë vit janë regjistruar dy raste të dhunës ndaj vajzave apo vepra të kryera kundër lirisë seksuale dhe moralit ndërsa në tre vjetët e fundit për këtë vepër janë ndaluar 95 persona.

Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, në Prishtinë, Tiranë e Shkup, u protestua kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Protesta u thirrën pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.