Putin "brengoset" për demokracinë në SHBA dhe Britani
Your browser doesn’t support HTML5
Pavarësisht reputacionit të tij për një rregull autokratik, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai është i shqetësuar për atë që e ka cilësuar si shkatërrim të vlerave në “botën anglo-saksone”. Ai i ka bërë këto komente gjatë konferencës së tij me gazetarë më 20 dhjetor në Moskë. Putin ka përmendur nivelin e pranueshmërisë së faktit se Donald Trump është president amerikan si dhe referendumin për Brexit në Britani.