Penjani “gjallërohet” nga ndërtimet

Një kran shihet në majë të një ndërtese në Penjan, më 8 maj 2016. Ndërtimet tani janë të zakonshme për këtë qytet.

Pamje e Penjanit. Korea e Veriut shpenzon  1/3 e të hyrave kombëtare në ushtrinë e vet, me shumë pak para që mbesin për ofrimin e infrastruktuës për qytetarët.

Por, muajt e fundit vija e horizontit e Penjanit duket ‘futuristike’. Kjo fotografi që tregon planet për ndërtesa të larta dhe blloqe apartamentesh u lëshua në tetorin e vitit 2015.

Ky kompleks modern në Penjan u kompletua në vitin 2015. Me një strukturë në formë të atomit, ai funksionon bazuar në energji solare, natyrale dhe gjeotermale.

 

Modeli i një rakete në këtë kompleks. Sipas njoftimeve për shtyp të Koresë së Veriut, kompleksi do të shërbejë si një e-librari për punën që prodhohet nga shkencëtarët e vendit.

Në verën e vitit 2015, terminali i ri i aeroportit të Penjanit u hap me një performancë të koordinuar e planifikuar mirë.

Brenda tij, gjithçka shkëlqen...

Disa analistë thonë se ky hov i ndërtimeve në Kore të Veriut vjen për shkak të rritjes së tregtisë me Kinën, përderisa të tjerët besojnë se vendi është duke i shitur rezervat e veta të arit.

Punëtorët në vendipunishte, në një lokacion ndërtimi në qendër të Penjanit. Sikurse shpenzimet qeveritare, shumë nga aktivitetet ekonomike në kryeqytet raportohet se janë sipërmarrëse.

Një bllok i vjetër ndërtesash në Penjan. Sipas një raporti të “The Guardian”, shumë nga qytetarët e Koresë së Veriut mbështeten në tregtinë e paligjshme, për t’i ushqyer familjet e tyre.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke bërë një shëtitje përgjatë bllokut të ri me apartamente. Ai ka bërë ca reforma të vogla në ekonominë e rënduar të vendit.

Një punëtor i fotografuar gjatë vizitës së mediave në Fabrikën e Kabllove Elektrike.

Një ciceron i fotografuar në afërsi të Fabrikës së Kabllove Elektrike në Penjan.

Vallëtarët në Penjan më 11 prill 2016, në katër vjetorin e marrjes së postit më të lartë të vendit nga lideri King Jong-un.

Penjani mbetet një vend i zymtë gjatë natës.

Por, mëngjesi zbulon një vijë horizonti që po ndyshon relativisht shpejt.

Statujat e themeluesit të Koresë së Veriut, Kim Il-sung dhe djalit e pasardhësit të tij, Kim Jong-il, me pamje nga qyteti që po përjeton ndryshime të mëdha në pamje, por me gjasa të vogëla për ndryshime politike në një të ardhme të afërt.