Savchenko, "bashkëfajtore në vrasje"

Your browser doesn’t support HTML5

Derisa brenda një gjykate në rajonin Rostov në Rusi lexohej vendimi për piloten ukrainase, Nadia Savchenko, jashtë ndërtesës së gjykatës, protestuesit kërkonin dënimin e saj. Savchenko është akuzuar për bashkëfajësi për vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. Sipas ligjeve ruse, vendimi nuk është final derisa gjyqtarët ta kryejnë leximin e tërësishëm të tij, por mediat shtetërore të Rusisë leximin e deritashëm e kanë trajtuar si vendim për fajësi. Jashtë sallës së gjykatës, Nikolai Polozov, njëri nga avokatët e Nadia Savchenko, tha se klientja e saj qëndron duke e injoruar leximin e vendimit. Prokurorët kanë kërkuar dënim me burg në kohëzgjatje 23 vjet. Nadia Savchenko i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.