Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën janë regjistruar pesë viktima me koronavirus.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 160 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 4.904 mostrave.
Këto shifra nënkuptojnë se 3.2 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.
Sipas autoriteteve 1.039 persona janë shëruar derisa mbi 6.700 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.917 persona kanë vdekur.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 464.555 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 745.573 persona kanë marrë dozën e parë.
Deri më 22 shtator në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 25.8 për qind e popullsisë së përgjithshme.