Dhjetëra rrugë alternative mes Kosovës dhe Serbisë: Kush i kontrollon?
Your browser doesn’t support HTML5
Rrugë të paasfaltuara përmes pyjeve në veri të Kosovës çojnë drejt Serbisë, duke anashkaluar pikat zyrtare të kalimit kufitar. Sipas Policisë së Kosovës, të paktën 64 rrugë të tilla vazhdojnë të jenë të kalueshme. Ato përdoren për kontrabandimin e mallrave, ndërsa, sipas autoriteteve të Kosovës, përmes tyre janë transportuar edhe armë që u përdorën në sulmin në Banjskë më 2023. Pse këto rrugë vazhdojnë të jenë të hapura dhe sa kontroll ka realisht policia mbi to?