Më pak SHBA në Ballkan, më shumë rrezik?

Your browser doesn’t support HTML5

Në një kohë kur prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara po zhvendosen, Ballkani Perëndimor po përballet me një realitet të ri: një Amerikë më pak të pranishme dhe më pak të gatshme për të luajtur rolin tradicional të garantuesit të sigurisë dhe stabilitetit. Qasja e re, e fokusuar më shumë në partneritete ekonomike dhe “pronësi lokale”, ngre pyetjen nëse rajoni është gati të mbajë më shumë përgjegjësi mbi supet e veta - dhe çfarë ndodh nëse nuk është. (Realizimi: Mahir Elshani)