Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar trysninë ndaj Teheranit duke e “nisur një ofensivë ekonomike kundër lidhjeve financiare të Iranit në mbarë botën”.
“Synimi ynë është ta ndërpresim çdo burim ekonomik që e mban në këmbë këtë regjim tiranik, derisa Teherani të mbetet i vetëm”, tha Bessent në një konferencë për media, disa ditë pasi ai dhe presidenti Donald Trump paralajmëruan për “Ditën D ekonomike”.
Njoftimi erdhi gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës amerikano-izraelite me Iranin, e cila ka tronditur tregjet globale duke ndërprerë furnizimet me naftë nga Gjiri Persik përmes Ngushticës së Hormuzit.
Bessent tha se SHBA-ja po e “i jep fund” kërcënimit nga Irani, në vend që thjesht ta “menaxhojë” atë, duke paralajmëruar vendet e treta se Shtetet e Bashkuara do të jenë “të pafalshme në shënjestrimin e çdo burimi të të ardhurave të paligjshme të regjimit [iranian]”.
SHIKONI EDHE:
Monedha iraniane bie ndjeshëm, teksa Uashingtoni përgatit sanksione të ashpraBessent tha se Trump po zhvillonte biseda telefonike me liderë botërorë, me kërkesa konkrete, dhe se çdo vendi do t’i jepej një afat i përcaktuar për të “mbyllur... veprimtarinë e lidhur me Iranin që ne kemi vërejtur”.
Ai nuk pranoi të specifikonte afatet, por tha: “Nuk kemi durim të pafund”.
Departamenti amerikan i Thesarit “ka hartuar rrjetet, ndërmjetësit dhe kanalet financiare që Irani përdor për të kontrabanduar naftë, për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të financuar terrorizmin”, tha Bessent.
Departamenti i Thesarit tha se kishte vërejtur pesë sektorë që Irani po përdor për të mbështetur ekonominë e tij - asetet digjitale, teknologjinë, arin, aviacionin dhe transportin detar - dhe po vendos sanksione të reja ndaj rreth 60 subjekteve, individëve dhe anijeve.
Çdo vend që mbështet Iranin duhet të jetë i përgatitur të përballet me sanksionet amerikane, tha ai, ndërsa “regjimi iranian përballet me një zgjedhje të qartë: izolim të rëndë global ose një rrugë drejt riintegrimit në ekonominë globale”.
Duke paralajmëruar për përpjekjen e re javën e kaluar, pa dhënë hollësi, Bessent sugjeroi se bllokada ekzistuese amerikane ndaj porteve iraniane, e kombinuar me ato që ai i quajti “sanksionet më të ashpra në histori”, do ta bënte më pak të nevojshme ndërmarrjen e operacioneve të reja ushtarake kundër Iranit.
Sulmet në shkallë të gjerë janë zbutur, por negociatat me ndërprerje nuk kanë sjellë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit - përmes së cilës kalonin 20 për qind e dërgesave globale të naftës para luftës - apo për të zgjidhur mosmarrëveshjen disa dekadashe lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit.
SHIKONI EDHE:
SHBA-ja paralajmëron izolim "të paprecedentë" ekonomik të Iranit - çfarë mund të nënkuptojë kjo?Kur u pyet nëse SHBA-ja do ta shënjestronte Kinën për vazhdimin e blerjes së naftës iraniane, Bessent tha: “Ne jemi të bindur se të gjithë duan që Ngushtica të rihapet dhe që çmimet e energjisë të bien përsëri”.
Ai theksoi se “kinezët marrin 50 për qind të energjisë së tyre nga brenda Gjirit. Prandaj, do t’u shërbente shumë që të bashkoheshin me këtë përpjekje”.
Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha: “Sanksionet dhe presioni nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Ato vetëm do të rrisin tensionet dhe do ta përshkallëzojnë situatën, gjë që nuk i shërben interesave të asnjërës palë”.
Në komentet e cituara nga China Daily, Lin u bëri thirrje palëve të përfshira që të rikthehen sa më shpejt në dialog dhe të kërkojnë një zgjidhje politike.
Trump pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në Uashington në fund të shtatorit.
Duke folur për transmetuesin CNBC javën e kaluar, lidhur me masat e reja, Bessent kishte thënë: “Ne do ta rrëzojmë këtë regjim”.
SHIKONI EDHE:
Bashkëpunimi mes autokratëve rrit shqetësimet në UashingtonTrump, në një postim në rrjetet sociale të hënën, shkroi: “Irani po shembet plotësisht”.
Mehdi Ghodsi, ekonomist i lartë në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, sugjeroi se sanksionet mund të mos prodhojnë reagimin politik që pret Uashingtoni.
“Qeveria është shumë më kokëfortë se kaq”, tha Ghodsi për Radion Evropa e Lirë.
“Lufta ka vrarë shumë prej liderëve të regjimit dhe ka shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës së tij, por qeveria ende i qëndron pozicionit të saj”, tha ai.
“Vendi po shkon në një drejtim ku nuk e pret asgjë tjetër përveç shkatërrimit”, tha ai, por shtoi: “Për ata që drejtojnë vendin, në të vërtetë nuk ka rëndësi se në çfarë drejtimi po shkon vendi”.