Shtëpia e Bardhë ka dhënë detaje për planin, disa ditë para bisedimeve trepalëshe të paqes që do të mbahen në Abu Dabi.
Autoritetet ukrainase po i vëzhgojnë tetë cisterna të ngarkuara më shumë se 300.000 tonë naftë dizel të Rusisë, të cila mund të jetë në rrugë drejt Shteteve të Bashkuara, thanë burime nga Qeveria e Ukrainës për Radion Evropa e Lirë më 3 nëntor.
Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet të ndryshojë balancën e pushtetit në Kongres, duke i dhënë kësaj partie më shumë kompetenca mbikëqyrëse dhe ndikim në procesin legjislativ.
Shtetet e Bashkuara sulmuan më 2 nëntor ishullin strategjik iranian të Keshmit, konfirmuan zyrtarët amerikanë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk është i sigurt nëse është i mundur përfundimi i luftës në Ukrainë përmes negociatave.
Rikthimi i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim të rëndësishëm diplomatik në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë në pah përçarjet në rritje mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar Moska derisa Rusia po e vazhdon luftën kundër Ukrainës.
Një armëpushim i brishtë në zonën përreth Oleshkit, që ndodhet nën pushtimin rus, hyri në ditën e tretë më 29 tetor, duke ngjallur shpresë për mijëra civilë që përballen me mungesa të mëdha dhe rrugë të rrezikshme për t’u larguar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se drejtuesi i Starlinkut, Elon Musk, i ka hequr kufizimet për qasjen e Ukrainës në këtë shërbim të internetit satelitor.
Ukraina ende nuk ka marrë përgjigje nga Pentagoni apo nga kompania SpaceX e Elon Muskut lidhur me kufizimet në komunikimet satelitore që përdor ushtria e saj, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) diplomati më i lartë ukrainas në Uashington.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka anuluar pothuajse të gjitha sanksionet, tarifat dhe kufizimet kryesore të përfshira në një ligj dypartiak, i cili synonte ta shtonte trysninë ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Uzbekistanit për bisedime me pesë vende të Azisë Qendrore, ndërsa administrata Trump synon të forcojë lidhjet tregtare dhe të zgjerojë praninë strategjike të Uashingtonit në rajon.
Një grup dypartiak prej nëntë senatorësh amerikanë ka kërkuar hetim për ndërprerjet e sistemeve satelitore që mbështesin ushtrinë ukrainase, ndërsa zyrtarët evropianë u rreshtuan në mbështetje të Kievit, pasi presidenti Donald Trump sulmoi sërish homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Forcat ukrainase e kanë goditur një rafineri nafte në rajonin e Rjazanit në Rusi, thanë zyrtarët rusë të enjten, disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Ukraina do t’i rifillonte sulmet ndaj objekteve energjetike ruse.
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të ashpra nga zyrtarë në Ukrainë, Evropë dhe madje edhe nga radhët e Partisë së tij Republikane, mbrojti vendimin për të lejuar eksportet e naftës dizel nga Rusia.
Ligjvënësi republikan, Brian Fitzpatrick, synon ta shtyjë Dhomën e Përfaqësuesve të votojë për një projektligj që e ndalon blerjen e naftës ruse, duke sfiduar vendimin e presidentit Donald Trump për t’i lehtësuar kufizimet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Ukraina duhet ta “zgjedhë një udhëheqës të ri”, duke e fajësuar presidentin Volodymyr Zelensky për mungesën e një marrëveshjeje
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj eksporteve të dizelit rus, një vendim që Ukraina e kritikoi menjëherë, duke e cilësuar si “dhuratë” për Kremlinin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar të enjten se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal, nëse ngecja në luftime e shtyn ndonjërën nga palët luftuese të bëjë ndonjë veprim gjithnjë e më të rrezikshëm.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nuk do të lejohet kurrë të sigurojë një armë bërthamore, duke deklaruar se parandalimi i kësaj është një vijë e kuqe për presidentin Donald Trump.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Islandën, Greqinë dhe Portugalinë nga data 5 deri më 8 tetor, për bisedime mbi sigurinë, mbrojtjen, energjinë, bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjinë.
Shfaq më shumë