Shtetet e Bashkuara po përcjellin raportimet për një rast të dyshuar të murtajës pneumonike në Rusi, pasi një punonjës 28-vjeçar laboratori vdiq në rajonin siberian të Irkutskut.
Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë është i rëndësishëm sepse “tregon se të dyja partitë i ndjekin zhvillimet në Serbi në mënyrë të pavarur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Olivia Olson, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik.
Disa herë në javë, Maria Hlyten hyn në llogarinë e saj të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kërkim të një përditësimi që mund të përcaktojë rrjedhën e jetës së saj. Deri tani, nuk ka asgjë të re.
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë ka minimizuar rrezikun e menjëhershëm pas paralajmërimit të fundit bërthamor të Rusisë ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) lidhur me Kaliningradin.
Daniel Fried tha se ligji do të kishte efekt të kufizuar nëse sinjale të tjera nga Uashingtoni do të sugjeronin se administrata është më e shqetësuar për mbajtjen e furnizimeve ruse me energji në tregjet globale sesa për reduktimin e të ardhurave të Moskës.
Bombardimet ruse vranë të paktën nëntë persona dhe plagosën më shumë se 80 të tjerë më 28 shtator, sipas zyrtarëve ukrainas.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e paralajmëroi drejtpërdrejt udhëheqësin kinez, Xi Jinping, kundër ofrimit të ndihmës për Iranin gjatë bisedimeve të tyre në Uashington, sipas ambasadorit amerikan në Kinë,
“Bazat e përhershme krijojnë angazhim të përhershëm”, tha Zalewski.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet ta shndërrojë hapjen, që ka ndërmjetësuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, në diçka më konkrete: një korridor transporti që lidh Azinë Qendrore dhe Kaukazin Jugor me tregjet perëndimore
Ligjvënësit amerikanë dhe ekspertët e sigurisë kombëtare po i bëjnë presion presidentit Donald Trump, që të ndërmarrë masa më të ashpra ndaj entiteteve kineze, të cilat akuzohen se po ndihmojnë Iranin me inteligjencë satelitore, komponentë armësh dhe të ardhura nga nafta.
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, në përpjekje për ta dobësuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ai thotë se kjo tashmë ka filluar.
Shtetet e Bashkuara e kanë ftuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të marrë pjesë në samitin e Grupit të 20 ekonomive më të mëdha të botës (G20), që do të mbahet në Majami në dhjetor, tha të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nënshkruar në ligj legjislacionin që synon të rrisë trysninë ekonomike ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, përfshirë edhe duke goditur të ardhurat e Moskës nga energjia, si dhe vendet që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus.
Kongresi i ka dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, një projektligj për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, duke hapur një fazë të re të presionit ekonomik të Uashingtonit ndaj Moskës.
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një ligj me sanksione gjithëpërfshirëse që shënjestrojnë Rusinë dhe Iranin, dhe ia ka dërguar presidentit Donald Trump për ta nënshkruar.
Kongresisti amerikan Abraham Hamadeh thotë se procesi i paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit po ecën më shpejt nga sa pritej, dhe parashikon se një marrëveshje përfundimtare paqeje mund të arrihet shumë përpara përfundimit të mandatit aktual të presidentit Donald Trump.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të gjitha linjave të mbetura ajrore në Iran, duke e rritur ndjeshëm trysninë ndaj sektorit të aviacionit të Teheranit, si pjesë e një fushate më të gjerë që synon shkëputjen e Republikës Islamike nga tregtia dhe financat ndërkombëtare.
Administrata Trump ka ringjallur përpjekjet e saj diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, ndërsa të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner udhëtuan nga Moska në Kiev në një përpjekje të profilit të lartë për t’i hapur rrugë një rundi tjetër negociatash.
Zyrtari kryesor ukrainas për sanksionet tha është optimist për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës për sanksionet ndaj Rusisë në Kongresin amerikan, pavarësisht pasigurisë në rritje se kur Dhoma e Përfaqësuesve do ta shqyrtojë atë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se Uashingtoni dhe Kievi po negociojnë për një licencë që do t’i mundësonte Ukrainës të prodhonte raketa për sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot.
Shfaq më shumë