Shpendët shtegtarë anashkalojnë Shqipërinë e nxehtë

Your browser doesn’t support HTML5

E konsideruar prej kohësh si parajsë për shpendët shtegtarë, Laguna e Vainit, përgjatë bregut verior të Shqipërisë, po braktiset gjithnjë e më shumë nga një varg speciesh, teksa rritja e temperaturave po shkreton ligatinat e vendit. Miliona shpendë shtegtarë kalojnë nëpër qiejt e Shqipërisë çdo vit, teksa lëvizin drejt veriut në kërkim të ushqimit dhe një klime më të ngrohtë. Por, tani më pak zogj po shtegtojnë nëpër Shqipëri, teksa ligatinat e saj po bëhen shumë të nxehta dhe shumë të ndotura. (Përgatiti: Trim Haliti)