Shqipëria pret afganët e parë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri ka mbërritur grupi i parë i afganëve që kanë ikur nga vendi i tyre, pas kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. Një avion civil i një kompanie egjiptiane i ka sjellë 121 persona në aeroportin e Tiranës, në orët e hershme të së premtes. Ata do të vendosen nëpër hotele në qytetin e Durrësit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)