Shtëpitë "pa pronarë" në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Your browser doesn’t support HTML5

Në vendbanimet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve të Kosovës, pronarët e shumë shtëpive nuk janë edhe ligjërisht pronarë të tyre. Kjo pasi që – kur pronat ishin blerë – familja brenda shtëpisë kishte ndryshuar, por nuk ishte bërë kalimi ligjor i pronësisë. Shumë vjet më vonë, disa familje kanë nisur rrugëtimin ligjor, me ndihmën e një organizate joqeveritare.