Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë.
Tri ditë para vrasjes, Arlinda Zekaj ishte ankuar te kryeprokurorja e Pejës për mënyrën se si institucionet po e trajtonin rastin e saj dhe kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Që nga viti 2010 e deri në tetor të 2026-tës, 67 gra janë regjistruar si viktima të vrasjeve brenda familjes.
Në çdo 1.000 foshnje të lindura në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, 25 nuk i mbijetojnë vitit të parë të jetës. Pavarësisht masave të parapara nga Qeveria, përparimi mbetet i kufizuar përballë pabarazisë socio-ekonomike.
Nga çdo 1.000 fëmijë të lindur në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, 25 nuk i mbushin kurrë 1 vjeç.
Mes fjalimeve e këngëve, gati askush nuk flet për viktimat. Pse?
Mbi 41 muaj pas nisjes së procesit gjyqësor, Gjykata Speciale në Hagë i shpalli sot fajtorë për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Gjykata Speciale në Hagë i gjeti fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës, ato që kishin të bëjnë me krime lufte. Akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan.
Nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, deri te shpallja e aktgjykimit janë 2.146 ditë.
Pak para shpalljes së vendimit për akuzat që rëndojnë mbi katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë për t’ua bërë një pyetje qytetarëve: Çka prisni nga verdikti i 16 shtatorit i Gjykatës Speciale?
Larg sallës së gjyqit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë - nga fshatrat e Drenicës, ku lufta dhe UÇK-ja janë ende pjesë e kujtesës së përditshme, deri te qytetet ku një brez i lindur pas luftës e sheh atë histori nga larg - për të dëgjuar se çfarë do të thotë 16 shtatori për ta.
PISA është vlerësimi ndërkombëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që mat performancën e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova radhitet e 8-ta nga fundi në mesin e 91 vendeve dhe ekonomive që morën pjesë.
Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po ndikojnë edhe në mënyrën se si Kievi e trajton çështjen e pavarësisë së Kosovës, vlerësojnë ekspertë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë.
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për njohjen e Kosovës, por se vendimi përfundimtar i takon presidentit Volodymyr Zelensky.
Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton një klikim dhe në ekran të shfaqen dhjetëra profile grash që ofrojnë shërbime eskorte në Kosovë.
Për shumë fëmijë romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë, pabarazia në arsim nis para se të hyjnë në klasën e parë. Aktivistët dhe ekspertët thonë se mungesa e qasjes në edukimin e hershëm ua vështirëson fillimin e shkollimit dhe mund të ndikojë në gjithë rrugëtimin e tyre arsimor.
Mbi 18.500 hektarë tokë u dogjën në Kosovë vetëm gjatë vitit 2025, duke e bërë atë sezonin më të rëndë të zjarreve të regjistruar ndonjëherë në vend. E, si po përgatitet Kosova për këtë verë, ndërsa Evropa po shton dukshëm kapacitetet?
Teksa Bashkimi Evropian po financon dhe koordinon një numër rekord zjarrfikësish, avionësh dhe ekspertësh për sezonin e zjarreve këtë verë, në Kosovë disa nga problemet e vjetra mbeten ende të pazgjidhura.
Kur këndohet himni i Bosnjës, lojtarët shpesh qëndrojnë në heshtje, jo në shenjë proteste, por sepse himni nuk ka tekst. Arsyeja lidhet me ndarjet politike dhe etnike të pasluftës. Por, Bosnja nuk është rasti i vetëm në rajon: edhe Kosova ka një himn zyrtar pa teskt.
Tre vjet më parë, kur Mariusz Zaremba dhe miqtë e tij vendosën të niseshin drejt Ballkanit për të përshkuar shtegun malor “Peaks of the Balkans” (shqip: Majat e Ballkanit), pritjet e tyre për Kosovën nuk ishin të mëdha.
Shfaq më shumë