Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?

Your browser doesn’t support HTML5

Kompanitë kineze në Serbi janë të angazhuara në shumë projekte të mëdha shtetërore, por këto punë nuk i kanë fituar përmes garës publike. Ato angazhohen në bazë të marrëveshjeve ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kinës, ose në bazë të ligjeve të veçanta, që e bëjnë të pazbatueshëm Ligjin për Prokurimin Publik. Komisioni Evropian ka paralajmëruar Serbinë për këtë praktikë në raportin e sivjetmë të zgjerimit, duke theksuar se ajo krijon rrezik për korrupsion.