Paga përballë shpenzimeve: Si t’i menaxhojmë paratë?
Your browser doesn’t support HTML5
Sa herë që rriten të ardhurat, duket sikur rriten edhe shpenzimet. Në një realitet ku çmimet ndryshojnë vazhdimisht, shumëkush përballet me sfidën se si t’i menaxhojë financat dhe ta mbajë nën kontroll buxhetin mujor. Në episodin e dhjetë të podkastit “5 pyetje”, trajtojmë kulturën financiare dhe sfidat reale me të cilat përballen qytetarët në menaxhimin e parave. Kontabilistja Elvira Ibrahimi flet për ndikimin e rritjes së pagës minimale në standardin e jetesës, presionin ndaj stilit të jetesës nga rrjetet sociale, dhe mënyrat praktike për të kursyer dhe për ta mbyllur muajin pa u futur në borxhe.