Artizani që ndriçon qiellin e Stambollit gjatë Ramazanit

Një mesazh i bërë me drita është vendosur në mes të minareve të Xhamisë Sulejmani për  muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit në Stamboll, Turqi mars 2024. Mesazhi i shkruar në turqisht thotë: "Ramazani është muaji i Kuranit".

Mjeshtrit e Mahyas duke punuar në instalimin e një mesazhi me drita në krye të njërës prej minareve të Xhamisë Sulejmani për muajin e Ramazanit në Stamboll.

Mahya është tradita unike turke e vargjeve, mesazheve dhe motiveve fetare midis minareve.

Mjeshtri i Mahyas Cemil Buyurkan duke vendosur një mesazh të bërë me drita në një prej  minareve të Xhamisë së Sulejmanit në Stamboll, Turqi

Forma e artit Mahya mendohet të jetë rreth 400 vjet e vjetër, me origjinë në kohën e Sulltanëve Osmanë dhe dikur përgatitej me qirinj vaji.

Poçet e vendosura në enë derisa mjeshtrat e Mahyas punojnë në instalimin e dritave me mesazhe fetare në minaren e Xhamisë së Sulejmanit në Stamboll.  

Një artizan i Mahyas, 68-vjeçari Kahraman Yildiz, për gjysmë shekulli ka qenë një gardian i kësaj forme arti, duke krijuar dizajne të ndërlikuara që ndriçojnë qiellin gjatë natës, dhe duke inkurajuar besimin dhe bamirësinë tek ata që e shohin. 

Mjeshtri i Mahyas, Kahraman Yildiz, duke punuar në instalimin e një mesazhi prej dritash në minaren e Xhamisë së Sulejmanit. 

Veprat e mjeshtrit Yildiz janë mesazhe të destinuara për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit, si një kohë reflektimi.

Mjeshtri i Mahyas, Ilyas Tosyali, duke rregulluar dritat me të cilat do të shkruhen mesazhe me motive fetare në Xahminë e Sulejmanit në Stamboll.  

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, agjëruesit përmbahen nga ushqimi dhe uji nga lindja e diellit (syfyr) deri në perëndim të diellit (iftar). Ky muaj shënon një periudhë reflektimi nga ana fetare, ndërsa karakterizohet me mbledhje familjare për iftare dhe dhurime në të gjithë botën myslimane.

Dikur një praktikë e rrënjosur thellë në kulturën turke, ajo ka filluar të zbehet pasi nuk ka interesim për ta vazhduar mjeshtërinë Mahya.

Mesazhet me drita në xhaminë Yeni, ose xhamia e re, majtas, ku shkruan në turqisht "Mirë se vjen muaji i mëshirës" dhe në xhaminë e Hagia Sophia "Nuk ka Zot përveç Allahut".

"Ramazani është muaji i Kuranit", është mesazhi i shkruar me drita dhe i vendosur në mes të minareve të Xhamisë Sulejman për muajin e shenjtë të Ramazanit në Stamboll, Turqi,  10 mars 2024.