Flet kushëriri i sulmuesit në Bosnjë

Your browser doesn’t support HTML5

Kushëriri i personit që ka vrarë një polic dhe ka plagosur dy të tjerë në qytetin Zvornik të Bosnjës thotë se militantët islamikë “ia kanë mbushur kokën atij”. Sulmuesi, i cili është vrarë në incidentin e së hënës, është identifikuar si Nerdin Ibriq, 24 vjeç. Kushëriri i tij, Rifat Ramiq, ka thënë po ashtu se Ibriq ka humbur babanë e tij gjatë luftës në Bosnje, në vitet 1990.