Normalitet i tensionuar në veri

Your browser doesn’t support HTML5

Të mësuar me tensione - kështu shprehen disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë. Në pjesën veriore të Kosovës - e populluar me shumicë serbe - ka ditë që është tensionuar situata. Në prag të zgjedhjeve lokale të 18 dhjetorit atje, janë shënuar edhe disa incidente me armë zjarri dhe shok bomba. Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur.