"Terapia" e artistit shqiptar: Piktura me kafe për t’i disponuar njerëzit

Your browser doesn’t support HTML5

Artisti shqiptar, David Kryemadhi, e ngjyen brushën e tij në një gotë me kafe, dhe me kujdes e pikturon fytyrën e një klienteje në një kafene, me shpresën se oferta për një portret falas do të rrisë disponimin në mes të ankthit nga pandemia. Shumë shqiptarë i konsiderojnë kafenetë si institucion jetik, ku shkojnë pothuajse çdo ditë për të marrë dozën e preferuar të kafeinës. Vendi me 2.8 milionë banorë supozohet të ketë një ndër shifrat më të larta të kafeneve në botë për kokë banori. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)