Ishujt Kurile: Pse Lufta e Dytë Botërore nuk përfundoi kurrë?

Një qenush i vogël kalon para fotografit të Reuters në një nga ishujt Kurile.

 

Një femër ruse duke e rregulluar grimin në Kunashir. Një mosmarrëveshje midis ishujve nënkupton që një traktat i paqes nuk është nënshkruar kurrë midis Rusisë dhe Japonisë për t'i ndërprerë armiqësitë e luftës së dytë botërore.

Ishujt e Kurile (qendër) shtrihen si një shteg i pikave midis Japonisë dhe Rusisë. Historikisht, kufiri midis te dy shteteve është tërhequr lartë e poshtë në zingjirin e ishullit, por pas Luftës së Dytë Botërore, ai kufi shkoi më në jug në afërsi të tokave Japoneze.

Në ditët pushuese të Luftës së Dytë Botërore, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë premtuar Moskës ishujt Kurile si kompenzim nëse hyjnë në luftën kundër Japonise. Kjo pikturë e periudhës sovietike tregon zbarkimin e forcave sovietike në njërin prej ishujve.

Të mbeturat e një ushtari sovietik, i vrarë gjatë operacionit për të pushtuar ishujt Kurile më 1945. Japonia pretendon se 4 ishujt më të afërt të tokës Japoneze nuk janë pjesë e zingjirit të Kurile dhe për atë arsye B.R.S.S. nuk kishte arsye ti pushtojë ato.

Një gurë varri japonez në Ishullin Kunashir. E pushtuar në 1945, ishte një periudhë e një bashkëjetese të shqetësuar para se Josef Stalin urdhëroi dëbimin me forcë të popullatës japoneze në Japoni në 1947.

Dimri në ishullin Iturup. Sot, rreth 19,000 rusë i popullojnë ishujt e kontestuar.

Anijet e Kunashir.

Një ushtar sovietik në ishulllin Kunashir në vitin 1989. Menjëherë pasi Bashkimi Sovietik u rrëzuar, njerëzit e ishujve Kurile kanë mbajtur një referendum duke kërkuar nga Japonia për të marrë pronësinë e ishujve. Një zyrtar rus në ishujt tha: “Shumica e këtyre njerëzve janë askush, asgjë.”

Fokat duke notuar në ishullin Kunashir. Ujërat përreth ishujve të kontestuar janë të pasura me rreth 4 miliard dollarë për vit në vlera potenciale të peshkimit. Autoritetet japoneze kanë premtuar se do ta eksplorojnë mundësinë e peshkimit dhe turizmit potencial në pjesëet jugore të Kuriles nëse Rusia i rikthen 4 ishujt.
 

Peshkatarët rusë në një protestë për të mbrojtur posedimin e pjesës jugore të Kuriles nga Rusia në vitet e hershme të 90-ta. Një sondazh i vitit 2016 tregon se 78 përqind e shtetasëve rus janë kundër kthimit të ishujve të kontestuar në pronësi të Japonisë.
 

Një tanke japoneze duke u ndryshkur në një nga ishujt jugor të Kuriles. Pasi humbën rreth 20 milion qytetar sovietik në luftën e dytë botërore, ideja për ti rikthyer tokat një aleatit të Gjermanisë naziste ishte e pamundur për shumicën e rusëve.

Një nëndetëse nukleare afër ishujve Kurile në vitin 1998. Një faktor tjetër që mban ende interesin e Rusisë në ishujt jugor është strategjia aktuale ushtarake. Ujërat e thella në mes të ishujve jugor të Kuriles i lejojnë nëndetësve ruse një koridor të fshehtë në Oqeanin Pacifik.

Ish banorët japonez duke i vizituar varrezat e të afërmve në ishullin Kunashir. Analistët sygjerojnë se “alfa” mund të përfshijë të drejtat për peshkim për Japoninë afër dy ishujve më të mëdhenjë ose të drejtat e qytetarëve japonez për të vizituar dhe për të krijuar biznese në ishujt e kontestuar. Nëse Rusia dhe Japonia mund ta gjejnë një “alfa” që është e përshtatshme për të dyja anët, një traktat i paqes mund të nënshkruhet dhe lufta e dytë botërore mund të përfundoj.