Itali: Më shumë se 1,500 të lënduar nga paniku
Your browser doesn’t support HTML5
Më shumë se 1,500 tifozë futbolli u lënduan të shtunën mbrëma pas një zhurme që shkaktoi panik dhe kaos. Tifozët ishin duke parë finalen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, në një prej shesheve Torinos. Rreth 1,500 vetë u trajtuan për lëndime të lehta, njoftojnë mediet në Itali. Ndërkaq, pesë veta morën lëndime serioze, përfshirë një djalë 7-vjeçar, i cili u shkel. Paniku nisi nga zhurma e shpërthimit të një fishekzjarri, që gabimisht u mor për bombë, tha një dëshmitare për Reuters. (Video: Reuters)