RomaMoMA, trashëgimia e një komuniteti

Portreti i një gruaje rome.

Piktura të grave rome...

Në kuadër të "Manifestës", në Prishtinë është hapur ekspozita e Bibliotekës RomaMoMA. 

E krijuar më 2021 për të përkujtuar 50-vjetorin e Kongresit të Parë Botëror të Romëve, Biblioteka RomaMoMA është dinamike dhe nomade, duke përfshirë kontekste lokale kudo që udhëton.

Biblioteka RomaMoMA, aktualisht është e hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.
 

Pikturat e Fahrije Mehmetit, një artiste e shquar për portretet e saj plot gjallëri të grave rome.

E përbërë nga 150 libra artistikë dhe kulturor mbi trashëgiminë letrare bashkëkohore rome, rritja e koleksionit të bibliotekës pasqyron këtë trashëgimi të pasur rome.
 

Koleksioni i librave të Bibliotekës Roma MoMA kritikon dhunën dhe shtypjen ndaj romëve në Evropë.

Subjektet e Mehmetit janë të inspiruara nga heroinat në përditshmëri, ndonëse shpesh të pikturuara nga imagjinata e saj.

Fahrije Mehmeti, një artiste tashmë e njohur për portretet e saj shumëngjyrëshe të grave rome, bashkë vëllain e saj, Bajramin gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë.

Piktorja Fahrije Mehmeti. 

Të forta dhe të sigurta në vetvete, gratë rome në pikturat e Fahrijes nderojnë të shkuarën, ndërkohë fiksojnë vështrimin me vendosmëri drejt së ardhmes.

E krijuar më 2021 për të përkujtuar 50-vjetorin e Kongresit të Parë Botëror të Romëve, Biblioteka RomaMoMA është dinamike dhe nomade, duke përfshirë kontekste lokale kudo që udhëton. E përbërë nga 150 libra artistikë dhe kulturor mbi trashëgiminë letrare bashkëkohore rome, rritja e koleksionit të bibliotekës e pasqyron këtë trashëgimi të pasur rome dhe kritikon dhunën e shtypjen ndaj romëve në Evropë. Biblioteka RomaMoMA, aktualisht është stacionuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.