Dy trashëgimitë e Hashim Thaçit

Your browser doesn’t support HTML5

Hashim Thaçi hyri në historinë e Kosovës si një nga figurat kryesore të luftës, negociatave dhe shpalljes së pavarësisë. Tash, asaj historie i është shtuar edhe një dënim me 25 vjet burgim për krime lufte. Juridikisht, aktgjykimi nuk e prek shtetësinë e Kosovës. Por, ai ndryshon mënyrën se si mund të rrëfehet historia e një prej njerëzve më të lidhur me krijimin e saj. (Realizimi: Mahir Elshani)