Trump dhe Kim nisin samitin e tyre të dytë

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jon-un kanë nisur samitin e tyre të dytë, teksa i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë të ngrohta. Pak para se të realizojnë takimin e tyre, të përcjellur me një darkë, në një hotel në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, Trump ka thënë se përparimi më i madh i arritur në takimin e parë, ka qenë marrëdhënia personale e tij me Kimin.