Trump: Do të takohem me Putinin në një kohë të përshtatshme
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës në margjina të samitit të Grupit të Vendeve më të Industrializuara (G20) që po mbahet në Argjentinë, se do të ketë siguri kufitare në SHBA, do të ketë diskutime për marrëveshje të reja tregtare, dhe se nuk është shumë i shqetësuar për rritjen globale të Kinës. Në këtë intervistë ai ka përmendur edhe marrëdhëniet me Rusinë dhe diskutimet për ndryshimet klimatike.