Dhjetëra të lënduar nga tërmeti në Turqi

Tërmeti në qytetin e Izmirit. Fotografi nga arkivi.

Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shkallësh që ka goditur të mërkurën Turqinë, raporton AP.

Tërmeti kishte epiqendër qytetin Golkaya, në provincën Duzce, rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit.

Kështu tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi.

Autoritetet thanë se për shkaqe sigurie është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Lexoni edhe këtë:

Arrin në 100 numri i viktimave nga tërmeti në TurqiTërmet vdekjeprurës pranë Greqisë dhe Turqisë

Turqia shtrihet pranë pllakave tektonike dhe goditen rregullisht nga tërmetet.

Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë viteve të fundit, ka qenë ai i vitit 1999, i cili ka lënë të vrarë rreth 17.000 njerëz.