Sulmi në Donjeck lë tre të vdekur

Your browser doesn’t support HTML5

Të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur kur predhat godasin një klinikë në qytetin e kapur nga seperatistët, Donjeck, në lindje të Ukrainës më 4 shkurt. Separatistë pro-rus fajësojnë forcat qeveritare të Ukrainës për sulmin, edhe pse kjo nuk është verifikuar ende. Kjo ngjarje ndodhi një ditë pasi që Kombet e Bashkuara deklaruan se numri i të vdekurve në Ukrianë ka tejkaluar shifrën prej 5,358 njerëz.