Ukrainasit shënojnë 7-vjetorin e protestave të përgjakshme

Më 18 shkurt, një grua qëndron pranë monumentit në Kiev kushtuar 104 personave që u vranë gjatë protestave anti-qeveritare më 2014.
 

Një prift lutet në kujtim të protestuesve të vrarë shtatë vjet më parë. Shumica e viktimave humbën jetën ndërmjet 18 dhe 20 shkurtit, ku 49 persona vdiqën vetëm gjatë 20 shkurtit, 2014.

Familjarët e viktimave i bien “Kambanës së Dinjitetit”, që u vendos në vendin ku ndodhi masakra, dhjetorin e vitit 2020.

Rreth 100 persona, përfshirë edhe familjarë të viktimave dhe pjesëmarrësve të ngjarjeve të 2014-ës, erdhën në Kiev më 18 shkurt, për të shënuar shtatëvjetorin e protestave. Ngjarjet përkujtimore për viktimat do të vazhdojnë për tri ditë.

Edhe pas shtatë vjetësh, emocionet për këtë ngjarje janë ende të forta.

Në mesin e atyre që morën pjesë në ceremonitë përkujtimore ishte edhe ish-presidenti ukrainas, Petro Proshenko, i cili erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2014, që u mbajtën pas rrëzimit të Yanukovychit nga pushteti.

Portretet e viktimave janë të vendosura në memorialin në Kiev.

Megjithatë, ky memorial në Kiev është i përkohshëm. Planet për ndërtimin e një memoriali të përhershëm për viktimat e protestave, kanë ngecur.

Një person ndez një qiri pranë memorialit.

Një person largon borën nga memoriali, ku është shkruar dedikimi për personat e vrarë gjatë protestave anti-qeveritare të vitit 2014.
 

Qytetarët vendosin lule dhe ndezin qirinj pranë memorialit. Ukraina ka ngritur aktakuza ndaj 200 personave lidhur me vdekjen e protestuesve, por çështja gjyqësore ndaj tyre ende nuk ka marrë epilog.

Shumica e personave të akuzuar për vrasjen e protestuesve kanë ikur në Rusi, në rajonet ukrainase që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia apo në Krime – gadishullin ukrainas që Moska e aneksoi më 2014.

Mbrëmje e 18 shkurtit, u mbajt një tubim për të kujtuar viktimat.

Ky person ndez një qiri pranë memorialit në Kiev.

Disa persona ndezën tymues gjatë tubimit në Kiev.