"Birdman" rrëmben katër çmime Oskar

I mbushur me çmime Oskar - Alejandro G. Inarritu ka pozuar para fotografëve me çmimet për filmin më të mirë, fotografinë më të mirë, skenari më i përshtatur si dhe regjia më e mirë.

Julianne Moore ka marrë çmimin Oskar për aktoren më të mirë në filmin Still Alice, ku luan rolin e një gruaje 50 vjeçare me sëmundjen e Alzheimerit.

Çmimi aktori më i mirë, u nda për Eddie Redmayne, në rolin e tij si fizikant në filmin The theory of everything.

Aktorët Chiwetel Ejiofar dhe Nicole Kidman, duke i dhuruar çmimin Oskar regjisorit Pawel Pawlikowski, për filmin më të mirë të huaj Ida. 

Çmimet u ndanë në teatrin Dolby me 3,300 ulëse dhe shkëlqimin hollivudian.

Fituesit duke pozuar në një fotografi grupore: J.K. Simmons (aktori më i mirë dytësor në Whiplash), Patricia Arquette (aktorja më e mirë dytësore në Boyhood), Julianne Moore dhe Eddie Redmayne.

Alexandre Desplat, fituesi i çmimit Oskar me filmin The Grand Budapest Hotel.

Roy Conti, Chris Williams dhe Don Hall, duke u fotografuar me çmimet e tyre për filmin më të mirë të animuar (Big Hero 6).

Paul Franklin, Scott Fisher dhe Andrew Lockley, fituan çmimin Oskar për efektet vizuele në filmin fanta-shkencë Intestellar.