“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund të përfitojnë nga të dyja
Your browser doesn’t support HTML5
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Shala, prej vitesh përballet me probleme ekonomike, pasi mbështetet kryesisht në pensionin e veteranit dhe në punët që i gjen herë pas here. Një vendim i ri i Gjykatës Supreme i hap atij mundësi për kontratë të rregullt pune, pa humbur të gjithë pensionin. Por, a do të sjellë kjo më në fund lehtësim për mijëra veteranë?