Shtatë vdekur nga të shtënat në një supermarket në Virxhinia të SHBA-së

Supermarketi Walmart, në qytetin Chesapeake të Virixhinias, SHBA. 22 nëntor 2022.

Shtatë persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në një supermarket në Chesapeake të Virxhinias, SHBA, të martën mbrëma sipas kohës lokale, thanë autoritetet.

Në një postim në Twitter, policia e qytetit Chesapeake të Virixhinias, konfirmoi 7 persona të vdekur, në mesin e tyre edhe sulmuesi.

Policia beson se ka qenë menaxheri i dyqanit ai që ka shtënë mbi të tjerët dhe në fund ka qëlluar edhe veten, raporton BBC.

Deri tani nuk ka shumë detaje për motivet.

SHIKONI EDHE: Të paktën pesë të vdekur në një lokal të komunitetit LGBTQ+ në SHBA

Ky sulm ndodhi vetëm pak ditë pasi në Kolorado të SHBA-së, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë vdekur të paktën pesë persona dhe 18 të tjerë janë plagosur.