Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë: Si përhapet, cilat janë simptomat dhe si të mbrohemi?
Your browser doesn’t support HTML5
Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor janë regjistruar në Kosovë që nga fillimi i gushtit, ndërsa dy persona kanë humbur jetën. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shumica e rasteve këtë vit besohet të jenë infektuar brenda shtetit. Por, si përhapet virusi, cilat janë simptomat dhe kush rrezikohet më shumë? Faik Hoti, specialist i shëndetit publik, përgjigjet në podkastin 5 pyetje.