2017-a në foto

Ekipet e shpëtimit arrijnë në vendin ku një avion u rrëzua në një fshat në Kirgizi. Nga rrëzimi i avionit u vranë 35 banorë të fshatit dhe katër anëtarë të ekuipazhit. 16 janar, 2017 (epa/Igor Kovalenko)

Fëmijët duke u ngrohur në një shtëpi balte. Ata gjenden në nj kamp refugjatësh në Laghman, në lindje të Afganistanit. Gjysmë milion afganë janë të zhvendosur nga lufta, dhe shumë refugjatë janë kthyer në shtetin e tyre nga Pakistani, Evropa dhe Irani. 11 janar, 2017. (AFP/Noorullah Shirzada)
 

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ja zgjat dorën presidentit të ri të zgjedhur Donald Trump, teksai ai dhe bashkëshortja e tij, Melania, arrijnë në Shtëpinë e Bardhë për të pirë çaj me çiftin Obama, para inagurimit të Trumpit. 20 janar, 2017. (Reuters/Jonathan Ernst)

 

Rani, anëtare e komunitetit transgjinorë, buzëqesh teksa ajo përgatitet për një festë në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit. 22 janar, 2017.  (Reuters/Caren Firouz)

Tanket shihen në qytetin industrial Avdiyivka, që është nën kontrollin e Qeverisë. Ky qytet gjendet në lindje të Ukrainës. 1 shkurt, 2017(Reuters/Gleb Garanich)

Refugjatja siriane Baraa Haj Khalaf (majtas) puth babain e sja Khaled, përderisa nëna e saj Fattoum (djathtas) qanë. Ata kanë arritur në areroportin e Çikagos, më 7 shkurt, 2017. Ata aerdhën pas ndalesave për udhëtim ndaj qytetarëve ndaj shtatë shteteve me shumicë myslimane, përfshirë edhe Sirinë. (Reuters/Kamil Krzaczynski)

 

Një djalë 14-vjeç, migrant nga Afganistani, lahet në afërsi të një treni të braktisur, ku migrantët e tjerë janë strehuar në Beograd të Serbisë. 11 shkurt, 2017.  (AP/Muhammed Muheisen)

Njerëzit protestojnë me flamujt e Bashkimit Evropian. Protestat në Bukuresht u uroganizuar ndaj pakënaqësive ndaj ligjeve anti-korrupsion. 26 shkurt, 2017. (AP/Vadim Ghirda)

Një burrë qan, teksa mbanë në duar vajzën e tij. Ai është duke ikur nga pjesa e Mosulit, që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik. 4 mars, 2017. (Reuters/Goran Tomasevic)

Protesta kundër një ligji për “parazitët socialë” në Minsk të Bjellorusisë më 15 mars, 2017. Mijëra persona protestuan kundër një ligji, që vendos taksa ndaj personave të papunë. (REL)

Policia në Moskë duke arrestuar një protestuese më 26 mars, 2017. Mbi 1 mijë persona u arrestuan në mbarë Rusinë, në protestat më të mëdha anti-qeveritare në Rusi.  (EPA/Maxim Shipenkov)

Një ushtare dhe vajza e saj marrin pjesë në një panair të luleve, si pjesë e festimeve për të shënuar 105-vjetorin e lindjes së liderit të ndjerë suprem Kim il-sung në Phenjan, Kore e Veriut më 16 prill, 2017. (EPA-EFE/How Hwee Young)

Turqit festojnë pas votimeve në referendum, që i dha më shumë pushtet presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Stamboll, 16 prill, 2017. (Getty Images/NurPhoto/Jodi Hilton)

Një shtëpi e përmbytur në afërsi të një miniere të bakrit në fshatin Geamana, Rumani. 21 prill, 2017. (REL/Amos Chapple)

Një burrë mban në duar trupin e pajetë të një fëmije, në atë që hetuesit e OKB-së më vonë e përshkruan si sulm kimik, të kryer nga forcat ajrore siriane, në qytetin Khan Sheikhoun. 24 prill, 2017. (Reuters/Ammar Abdullah)


 

Protestuesit bllokojnë autostradën në Karakas, gjatë protestave kundër presidententit të Venezuelës, Nicolas Maduro më 27 maj, 2017. (AFP/Juan Barreto)
 

Një polic irianian ndihmon civilët të largohen nga ndërtesa e Kuvendit në Teheran. Të paktën 12 persona u vranë në dy sulme në Kuvend. 7 qershor, 2017. (EPA-EFE/Omid Wahabzadeh)

Zjarri kaplon një kullë në Londër më 14 qershor, 2017. 71 persona, përfshirë fëmijë, vdiqën nga zjarri në Kullën Grenfell. Në dhjetor, nisi një hetim zyrtar për të kuptuar shkakun e zjarrit. (Reuters/Toby Melville)

 

Presidenti rus, Vladimir Putin takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ky ishte takimi i parë i tyre, që u zhvillua në samitin e G20-s në Hamburg të Gjermanisë. 7 korrik, 2017.  (Reuters/Carlos Barria)
 

Arkivolet e 71 viktimave të masakrës së Srebrenicës, presin të varrosen më 11 korrik, 2017. Çdo vit, më shumë trupa varrosen pasi identifikohen. Në nëntor, ish-komandati i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, u gjet fajtor për gjenocid në Srebrenicë nga Tribunali ndërkombëtar i Hagës. (REL/Midhat Poturovic)

Dy pjesëmarrës në tubimin e organizuar nga studentët gjeorgjianë, pranë fshatit Bershueti, në rajonin  e Osetisë Jugore, protestojnë pasi pretendojnë se Rusia po zhvendos kufirin e Gjeorgjisë. 7 gusht, 2017. (REL/Mzia Saganelidze)
 

Reagimi i vrapuesit nga Xhamajka, Usain Bolt, pas lëndimit. Ai ishte duke garuar në finalen e Kampionatit Botëror në Londër. 12 gusht, 2017. (EPA-EFE/Srdjan Suki)

Qytetarët kujtojnë viktimat e sulmit me kamion, qëla të vrarë 13 persona në Barcelonë. 20 gusht, 2017. (Reuters/Susana Vera)

Policët afganë mundohen të shpëtojnë një fëmijë gjatë një sulmi të militantëve në një xhami shiia në Kabul. 25 gusht, 2017. (Reuters/Omar Sobhani)
 

Vullnetarët ndihmojnë të evakuojnë njerëzit pasi stuhia Harvei goditi në Hjustonin Lindor të Teksasit. 28 gusht, 2017. (Reuters/Adrees Latif)

Një punëtor lanë statujën e Vladimir Leninit në Shën Petersburg më 28 shtator, 2017,  pothuajse 100 vjet pas Revolucionit Rus. (AFP/Olga Maltseva)

Tym dhe flakë shihen pas një shpërthimi  në një depo të armatimit në Ukrainën qendrore më 27 shtator, 2017. Rreth 30 mijë persona u evakuuan pas këtij shpërthimi.  (Reuters/Gleb Garanich)
 

Një grua me flamurin e Katalonjës ecën përmes fletëvotimeve të referendumit, të hedhura në tokë nga protestuesit pro-pavarësisë, gjatë një tubimi në Barcelonë të Spanjës. 1 tetor, 2017.  (AP/Emilio Morenatti)

Një pjesëtar i Forcave Demoraktike Siriane (SDF) që mbështeten nga SHBA-ja, shikon betejën për rimarrjen e qytetit të Rakës nga militantët e Shtetit Islamik. 16 tetor, 2017. (AFP/Bulent Kilic)
 

Konfrontim në një tubim ku Richard Spencer, një zëdhënës i nacionalistëve të bardhë, ishte duke mbajtur fjalim në Floridë. 19 tetor, 2017. (Reuters/Shannon Stapleton)
 

Spitali në Douma të Sirisë. Më 26 tetor, 2017 shtatë persona u vranë pas bombardimeve në zonat e banuara nga civilët.  (EPA-EFE/Mohammed Badra)

 

Fotografët ndihmojnë refugjatët Rohigya të kalojnë lumin, teksa ata po largohen nga Mianmari për në Bangladesh. 1 nëntor, 2017. (Reuters/Hannah McKay)
 

Gratë afgane mbledhin lule të shafranit në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, më 5 nëntor 2017. (EPA-EFE/Jalil Rezayee)

 

Banorët ngrohen rreth një zjarri, pas një tërmeti prej 7,3 shkallësh të Rihterit që goditi në perëndim të Iranit më 13 nëntor, 2017.  (AFP/ISNA/Pouria Pakizeh)
 

Një polic  pakistanez kontrollon dënim e shkaktuar në një makinë, pas një sulmi me bombë që kishte për cak zyrtarët policorë në Peshavar më 24 nëntor, 2017.  (EPA-EFE/Arshad Arbab)
 

Një 22-vjeçar, ushtar ukrainas, me nofkën Pixel, çanë dru për ngrohje në fshatin Pisky, në lindje të Ukrainës. 2 dhjetor, 2017. (REL/Marian Kushnir)

Palestinezët djegin goma, teksa përleshen me trupat izraelite në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor. Ata protestuan kundër vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. 8 dhjetor, 2017.  (AP/Nasser Nasser)

Inaugurimi i Donald Trumpit si president i SHBA-së, është ngjarja e parë e viti 2017, që u pasua me disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë një sërë fitoresh ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, protestave anti-qeveritare në mbarë Rusinë dhe sulmeve terroriste në shumë shtete të botës. Këto fotografi shfaqin disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2017.