Zgjedhjet e parakohshme nëpër fotografi

Një grua në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë regjistrohet dhe merr fletëvotimin për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Një burrë shkon drejt kabinës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Prishtinë.

Votuesit në Mitrovicën e Veriut - komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës - dalin për të votuar bashkërisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.Pushtetin lokal në këtë komunë e ka Lista Serbe - partia më e madhe serbe, e mbështetur nga Beogradi.

Në zgjedhjet e parakohshme, kjo parti synon t'i fitojë të gjitha 10 ulëset e rezervuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Një grua voton në një qendër votimi në Mitrovicën e Jugut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Prishtinë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Mitrovicën e Jugut.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Prishtinë.

Kandidati i Listës Serbe, Igor Simiq, voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut.

Një grua e kërkon vendvotimin e caktuar për të në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Një zyrtare zgjedhore palos një fletëvotim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Prishtinë.

Një zyrtare zgjedhore e vulos një fletëvotim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Mitorvicën e Veriut.

Një burrë voton në një qendër votimi në Prishtinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Votuesit në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë presin në radhë qysh herët në mëngjes për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Një grua hedh votën në kutin e votimit pasi votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës në një qendër votimi në Prishtinë.

Një grua hedh votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në veriun e banuar me shumicë serbe, pasi votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.