Zjarre të paprecedente shkrumbojnë Siberinë

Një vullnetar shkon për të luftuar një zjarr pyjor në rajonin rus të Jakutisë.

Pylli afër fshatit të Magarasit, në rajonin e Jakutisë, shkrumbohet nga zjarri.

Një specialist i shërbimit për mbrojtjen e pyjeve angazhohet për të fikur një zjarr pyjor afër Magarasit.

Pylli afër fshatit të Magarasit digjet nga zjarri.

Vullnetarët luftojmë me flakët në rajonin e Jakutisë.

Një pamje ajrore e tymit nga zjarret e egra pyjore. Ushtria ruse ka përdorur avionë për të shuar flakët e mëdha në Siberi.

Një avion amfib Beriev Be-200, i dërguar nga qeveria ruse, hedh ujë për fikjen e zjarrit në rajonin e Jakutisë.

Ekskavatorë të fuqishëm përdoren në përpjekje për ta penguar përhapjen e flakëve nëpër pyll.

Tymi mbulon rrugën teksa pylli digjet afër Magarasit.

Tymi nga zjarret pyjore mbulon Jakutskun, kryeqytetin e Republikës së Sakës, e njohur edhe si Jakutia.

Zjarret e egra po vazhdojnë prej javësh. Një pamje satelitore shfaq re të mëdha tymi mbi rajonin e Jakutisë. Sipas qeverisë ruse, aktualisht janë mbi 187 zjarre aktive, që kanë kapluar mbi 100 mijë hektarë.

Asgjë nuk duket mes zjarrit të madh pyjor afër fshatit të Magarasit.

Zjarrfikësit dhe vullnetarët hapin një hendek gjatë përpjekjes për ta kontrolluar zjarrin e egër.

Një pjesë e pyllit të shkrumbuar, pas zjarrit të egër afër fshatit të Magarasit, në rajonin e Jakutisë.