Shefi i ri i Zyrës ruse në Kosovë me të kaluar të dyshimtë në inteligjencë?
Your browser doesn’t support HTML5
Ilia Uvarov u prezantua si shefi i ri i Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë në gusht të vitit 2025. Pak dihet për të në publik, por një hulumtim i Radios Evropa e Lirë zbulon se emri i tij shfaqet në një databazë të publikuar nga një organizatë ukrainase, ku figurojnë persona të dyshuar për lidhje me shërbimet sekrete ruse.